Marco Alberti, ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri

20 Janar 2025, 16:06 / POLITIKË ALFA PRESS

Marco Alberti, ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri
Marco Alberti është caktuar si ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri. Lajmin e konfirmoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria për Çështjet e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë.

Ndërsa uroi ambasadorin e ri për detyrën, Ministria për Çështjet e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë konfirmoi mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Transformimi i një bashkëpunimi strategjik në projekte dhe i projekteve në rezultate. Pasion dhe vendosmëri për të ndërtuar së bashku një të ardhme paqeje, zhvillimi të qëndrueshëm dhe rritjeje gjithëpërfshirëse midis dy popujve miq, duke mbështetur me bindje anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në postimin e Ministrisë për Çështjet e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë.

Marco Alberti pason në këtë detyrë Fabrizio Bucci, i cili u largua nga pozicioni i ambasadorit italian në Shqipëri, pas mbylljes së mandatit 5-vjeçar.

 

Po ndodh...