Mblodhi 450 mijë dollarë në GoFundMe për vajzën me leuçemi, tiktokeri Aleks Visha arrestohet në Dubai

18 Maj 2026, 11:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mblodhi 450 mijë dollarë në GoFundMe për vajzën me

Aleks Visha, personazhi i njohur i “Tik Tok”, është ndaluar dhe vënë në pranga nga autoritetet në Dubai.

Ka qenë vet tiktokeri ai i cili ka bërë të ditur lajmin përmes një videoje të postuar në llogarinë e tij në “TikTok”. Arrestim ky i cili sipas tij vjen pasi ai hapi një fushatë GoFundMe, në të cilën pretendiohet se janë mbledhur rreth 450 mijë dollarë për një vajzë që po lufton me leuçeminë. 

Në mbishkrimin e videos ai ka shkruar: “Pas një GoFundi ku u mblodhën 450k dollarë direkt në burg pse? Dhe deportim nga Dubai, pas një telefonate që thonë se unë jam kriminl”

Në rrjete sociale kanë qarkulluar akuza se Visha, ka përvetësuar shumën e mbledhur mirëpo ende nuk ka një konfirmim zyrtar në lidhje me këtë.Po ashtu nuk ka një reagim zyrtar nga autritetet në Dubai dhe as nga ato shqiptare në lidhje me rastin.

Kujtojmë se ky personazh është i njohur në rrejtet sociale për faktin që shpesh ngre fushata GoFundMe, për persona që kanë pasur proobleme shëndetësore.

Po ndodh...