VIDEO/ Masakër mjedisore në lumin Drino, Bashkia Dropull vazhdon ndërhyrjet

Nga Armando Rabi
Prej disa ditësh në shtratin e Lumi Drino në Bashkinë Dropull po vijon një situatë e rëndë, ku eskavatorë dhe kamionë të tonazhit të lartë po ndërhyjnë dhe po dëmtojnë seriozisht strukturën natyrore të lumit.
Banorë dhe burime lokale denoncojnë se si IMT dhe IKMT janë në heshtje të plotë, ku vijon aktiviteti në terren, duke shkaktuar shtratin e lumit Drini dhe degradim të ndjeshëm mjedisor, pavarësisht shqetësimeve të ngritura më herët.
Situata bëhet edhe më shqetësuese duke marrë parasysh se vetëm pak ditë më parë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit,
z. Skender Hitaj, kishte theksuar prioritetin për mbrojtjen e mjedisit dhe ndalimin e shkeljeve në lumenjtë e vendit.
Megjithatë, në terren, sipas pretendimeve, situata vijon pa ndryshim.
Ndërhyrjet e vazhdueshme në shtratin e Lumi Drino po ngrejnë shqetësime serioze për mungesë kontrolli institucional dhe për rrezik të dëmtimeve të parikuperueshme të ekosistemit lumor.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar të detajuar që të sqarojë ligjshmërinë e punimeve apo lejet përkatëse për këto ndërhyrje.
I bëjmë thirrje Prokurorisë së Gjirokastrës që të nisë menjëherë hetimet për këtë rast të dyshuar si masakër mjedisore, si dhe të verifikojë përgjegjësitë institucionale dhe ligjore për ndërhyrjet në shtratin e lumit Drino
Rasti në Lumi Drino shihet si pjesë e shqetësimeve më të gjera për mbrojtjen e lumenjve në Shqipëri, ku dëmtimet mjedisore raportohen gjithnjë e më shpesh dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme institucionale.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128