Me grushtin lart, 14-vjeçari postoi këtë foto në Snapchat pasi vrau bashkëmoshatarin në Tiranë

Mario Prelleshi, ky është autori i dyshuar i vrasjes së bashkëmoshtarit të tij të hënën pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Mediat kanë publikuar këtë foto të tij, të cilën ai e ka postuar pas vrasjes në aplikacionin ‘Snapchat’. 14-vjeçari pozon si për të demonstruar forcën, duke mbajtur një grusht lart.
Ndërkohë po në pamje duket dëmtimi që ka marrë në dorë.
Efektivët e policisë ende nuk e kanë gjetur thikën e përdorur në krim. Sot pritet që të merret në pyetje i riu për të dhënë versionin e tij në lidhje me sherrin.
Policia njoftoi se atij iu vunë pranga për “Vrasje me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Aktualisht, i mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën si pasojë e dëmtimit që ka pësuar.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
