Meçollari: Hapja e tunelit të nëndetseve në Porto Palermo e paligjshme

Ish-zv.Komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, denoncon se hapja e tunelit të nëndetseve në Porto Palermo e paligjshme.
Në një postim në Facebook ku tregon njoftimin e kryeminsitrit Rama dhe Ministrisë së Mbrotjes për hapjen e tunelit pas 32 vjetësh si një atraksion turistik, Meçollari shkruan se ligji nuk e lejon këtë gjë. Ai shton po ashtu se ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe një preçedent, që është baza detare e Sarandës tashmē nën hetim nga SPAK dhe nën sekuestro.
“Çuditë e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes në një letër për MCN.TV thotë se nuk ka kërkuar nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes (PVP) së FA të Tunelit në Porto Palermo. KM dhe MM thotë do ta kthejmë për atraksion turistik.
Po si? Ligji nuk e lejon. Po ashtu ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Plus ka dhe një preçedent, që është baza detare e Sarandës tashmē nën hetim nga SPAK dhe nën sekuestro.”- shkruan Meçollari.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
