"Metamorfoza"/ 'Zbërthehen' lidhjet mes të fortit të Shkodrës, Lulzim Kulla me 'baronin' e drogës

18 Tetor 2023, 22:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Metamorfoza"/ 'Zbërthehen' lidhjet mes të fortit

Dosja voluminoze e SPAK, zbulon armiqësinë mes Behar Bajrit dhe Ibrahim Licit, që kanë humbur disa njerëz në atentate nga rrethi i afërt, por nuk arrin të shkojë te seriali i para disa viteve.

Gjithçka, i ka fillesat në 13 Janar të vitit 2018, kur Shkodra tronditet nga një atentat që përhapi terror.

Një sasi tritoli e fiksuar në një motocikletë shpërthen pranë mjetit të blinduar të Lulzim Kullës, të fortit të Shkodrës që ishte dhëndërr në familjen Lici.

Bashkë me të, u plagosën edhe 7 kalimtarë rasti.

Si autorë u prangosën 3 të rinj nga Elbasani por porositësit nuk u zbuluan kurrë.

Në një transkript të dosjes “Metamorfoza”, nga një bisedë e dyshuar e Behar Bajrit citohet plani për eliminimin e një personazhi të quajtur “Luli”, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin person.

“Luli nuk del fare dhe fëmijët i ka nisur jashtë shtetit. Edhe ushqimin ja çojnë të tjerët por ishalla po e nxjerr kokën…”

Kjo bisedë, i përket datës 2 Korrik 2020. Në një tjetër komunikim ku sipas prokurorisë komunikojnë Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri, përmendet i plotë emri i Lulzim Kullës. Aty, flitet për ta vënë në kurth.

“O vëlla, Lul Kulla ka shok Gëzim Çelën në Patok ta dish. Dhe nëse e di ai që po shkon ti aty, e di edhe Bardhoku. Llogaritë bëji vetë. I kam marrë masat ku ta has atë këtu”.

Biseda përforcon më tej dyshimin për organizimin e mundshëm të një atentati të dytë ndaj Lulzim Kullës.

Interesante është edhe zbulimi i emrit të Gëzim Çelës, i njohur si një prej bosëve më të mëdhenj të trafikut të drogës.

Ai, nuk rezulton të jetë implikuar në këto ngjarje, por grupet zbulojnë në bisedat e zbardhura se si ata shkëmbejnë informacione dhe ndere mes tyre.

Së fundi, Gëzim Çela është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit anti-drogë “Flakë në Det”.

Çela së bashku me 2 shtetas dhe ukrainas dyshohet se ishin pas planit për trafikimin e një sasie kanabisi përmes një veliere.

Në 15 Gusht 2023, mjetit lundures i vunë zjarrin në det të hapur pasi konstatuan ndjekjen nga policia.

Ish-punonjësi i policisë Çela, njihet në radhët e botës së errët si një prej personazheve të parë që ka krijuar lidhje dhe linja trafiku të drejtëpërdrejta me kartelet e fuqishme ndërkombëtare.

Fillimisht në linjën lindore të heroinës nga Turqia, e më pas me linjat e kokainës nga Amerika Latine. Nuk dihet nëse në aplikacionin SKY janë zbuluar lidhje të tij me grupet shkodrane për trafikun e drogës, por miqësia me kundërshtarët e Bajrave del në biseda.

 

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi