
Milionat e RTSH-së/ Afera e Aurora Polos në prag largimi; 9 milionë euro tender me afat 4 -vjeçar për rrjetin e shpërndarjes!

Në kulmin e debateve për zgjedhjen e drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar, ku së fundmi është shkarkuar i gjithë zinxhiri i Këshillit Drejtues, drejtoresha e komanduar e këtij televizioni po vijon me “aferat” e radhës.
VoxNews ka mësuar se Aurora Polo ka përgatitur me shpejtësi një super tender, teksa ka vënë në lëvizje të gjithë vartësit për të përgatitur me shpejtësi të gjitha procedurat.
Të gjitha veprimet po bëhen nën rrogoz, ku po tentohet të prokurohet një vlerë e madhe, vetëm e vetëm që të “kënaqë” klientët apo firmat e saj të preferuara.
Por, ajo që e bën akoma më të dyshimtë këtë procedurë është se gjithçka po bëhet pa Këshillin Drejtues, me iniciativë personale të drejtoreshës, në prag të largimit. Procedurat për zgjedhjen e drejtorit të ri, duket se do të zgjaten, për shkak se ditët e fundit u shkarkuan të gjithë anëtarët e këshillit. Kuvendi duhet të zgjedhë anëtarët e rinj, të marrin postet dhe më pas të zgjidhet pasuesi i Alfred Pezës.
Dhe, duke “notuar” në këto ujëra, Polo ka vepruar me dinakëri dhe shpejtësi!
Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Drejtoria e Përgjithshme e RTSH-së, e kryesuar nga Aurora Polo, ka hapur një tender me një afat të gjatë për mirëmbajtjen. Mësohet se objekti i procedurës së prokurimit është “shërbimi i mirëmbajtjes për rrjetin e shpërndarjes DVB-T2 për 48 (dyzetë e tetë) muaj”.
Pra, në prag të largimit, Polo bën tender me afat 4 vjeçar! Madje, me një vlerë shumë të lartë. Më saktësisht, në dokumente shkruhet se fondi limit i gjithë procedurës është 907.816.536 lekë, ose nëse do t’a konvertojmë në euro mbi 9 milionë euro.
VoxNews shfletoi dokumente të RTSH-së të viteve të kaluara, ku rezulton se shpenzimet e mirëmbajtjes për këtë rrjet janë parashikuar në bazë të kontratës SLA-së për mirëmbajtjen e rrjetit të digjitalizimit.
“Vlera e parashikuar përfshin shërbimin për periudhën janar-dhjetor 2024. Kjo pagesë bazohet në kontratën për shërbimin e mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes DVBT2, lidhur ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të RTSH-së dhe shoqërisë ‘Rohde & Schwarz, në një periudhë 4 vjeçare nga 1 marsi 2021, në vlerën 8.795.962 euro, me vlerë vjetore 2.1 milionë euro, mujore në vlerën 183.250 euro”.
Klanet e drejtimit të RTSH-së, duket se i shërbejnë më shumë buxhetit dhe jo përmbajtës. Asnjë prej drejtorëve të fundit nuk është kujdesur për programin televiziv, përmbajtën e tyre por për mënyrën se si t’i harxhojnë ato para’.
Sipas dokumenteve, buxheti vjetor i Radio Televizionit Shqiptar është plot 28 milionë euro. Një shifër e frikshme për një televizion, por fryrja e kostove të tenderëve, marrja në punë e njerëzve dhe shpenzimet e tjera kanë sjellë këtë buxhet.
Mësohet se, financimi nga buxheti i shtetit për vitin 2024 ka qenë 690 milionë lekë ose 7 milionë euro. 17 milionë euro u mblodhën nga taksa që paguan çdo familje në faturën e dritave. Ndërkohë, ky televizion prodhoi vetëm 331 milionë lekë, ose 3.3 milionë euro.
Një nga zërat më të rëndësishëm në buxhetin e RTSH-së janë edhe pagat e punonjësve. Sipas bilancit që hulumtoi VoxNews, realizimi në vitin 2023 ka qenë 11 milionë euro. Ndërkohë, në vitin 2024 u parashikua 11.5 milionë euro.
Sipas listës, në RTSH punojnë plot 976 punonjës, ku janë të ndarë. Më shumë ka Njësia Teknike me 258 punonjës, Drejtoria e Përgjithshme me 210 punonjës dhe vetëm 151 ka njësia e prodhimit. Më pas vjen Njësia e Lajmeve dhe Emisionet Tematike me 11 punonjës, 47 Njësia e Programeve, 65 janë në orkestër, 32 punonjës janë në arkiv e kështu me radhë. Në Shkodër janë 31 punonjës, në Korçë 30, në Gjirokastër 28 dhe në Kukës 23./VoxNews
-
Me valixhen mbushur me drogë, pranga 3 të rinjve në Tiranë
25 Shkurt, 15:43 -

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128