Çmimi i naftës bie në bursë, Bordi del me njoftim papritur: Nga sot, karburantet do të shiten më shtrenjtë në Shqipëri

Bordi i Karburanteve në Shqipëri ka dalë këtë të premte me një njoftim të papritur për çmimin e naftës dhe benzinës, duke vendosur të rrisë sërish çmimin për shitjen me pakicë dhe me shumicë.
Bordi i Transparencës në datë 17 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
- Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.
- Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i tërheq vëmendjen çdo operatori të ndryshojë menjëherë çmimet.
Megjithatë, është e pakuptueshme se ku bazohet i ashtuquajturi Bordi i Transparencës për fiksimin e çmimeve, pasi në bursat ndërkombëtare, referencë për gjithë botën, çmimi i naftës "Brent Crude" është ulur në 95 dollarë për fuçi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
SQARIM nga Bordi i Transparencës: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës.
Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128