Minatorët e Bulqizës vazhdojnë protestën, nuk arrijnë marrëveshje me kompaninë turke
12 Mars 2025, 10:28 / AKTUALITET

Protesta e minatorëve të Bulqizës ka hyrë në ditën e gjashtë, ku ata vazhdojnë të qëndrojnë brenda minierës për të kërkuar përmbushjen e kushteve të marrëveshjes me kompaninë turke Yıldırım Holding.
Dje, përfaqësues të kësaj kompanie patën një takim me minatorët, por nuk u arrit një marrëveshje mes palëve, pasi kompania nuk ka përmbushur detyrimet e përcaktuara më herët.
Minatorët kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestën deri në plotësimin e kërkesave të tyre, që përfshijnë kushte më të mira pune dhe sigurime për shëndetin dhe sigurinë në punë.
Protesta është një reagim ndaj kushteve të vështira të punës dhe dështimit të përfaqësuesve të kompanisë për të respektuar angazhimet.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

