Mjegull e dendur në rrugën e Kombit

20 Dhjetor 2025, 15:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mjegull e dendur në rrugën e Kombit

Policia e Kukësit ka raportuar prezencë mjegulle në Rrugën e Kombit dhe bën apel për kujdes.

Shikueshmëria është e reduktuar në segmentin rrugor tuneli i Kalimashit–Morinë.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë

“Apel për më shumë kujdes! Për shkak të prezencës së mjegullës në Rrugën e Kombit, segmenti Tuneli i Kalimashit–Morinë, ku shikueshmëria është e reduktuar, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë

Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 129”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ndodh...

ide