Plani i KGB për pushtimin e Shqipërisë më 1962 dhe pse Mao Ce Duni mbështeti Enverin, dokumentet ruse! Takimi i fshehtë në Kinë

Pasi u njoh me raportin e Nikita Hrushovit në Kongresin e 20 të partisë bolshevike dhe sapo nisi “grindjet” me “sovjetikët e rinj”, Enver Hoxha në panik ia mbathi për në Pekin. Sebepi, pjesëmarrja në Kongresin e 8 të Partisë Komuniste kineze. Por e vërteta e shkuarjes në Kinë ishte se Enver Hoxha e ndjeu ashiqare kërcënimin e “sovjetikëve të rinj” për largim e tij nga pushteti. Mirëpo në ai në atë situatë kishte parë në “fundin e tunelit” pak dritë nga kinezët, të cilët kishin shfaqur ca divergjenca oshilacionuese ndaj sovjetikëve dhe si djallëzor që ishte, këto mendoi Enver Hoxha, duhet t’i shfrytëzonte në interesin e mbrojtjes së pushtetit të tij.
Të kujtojmë se ishte fillimviti 1956. Situata politike në kampin komunist të lindjes nuk ishte e kthjelltë. Nikita Hrushovi sapo e kishte dënuar hapur “kultin e individit” të Stalinit, me të gjithë veprimtarinë e tij partiake e shtetërore. Një vit më parë, ai ishte pajtuar me Jugosllavinë dhe kërkonte rimiqësimin e Enver Hoxhës me të, gjë që Enver Hoxha nuk e bënte se do dilte zbuluar për veprimtarinë e tij armiqësore me regjimin e Titor. Të vetmin shpëtim e shikon nga Pekini, ndryshe do kishte mbaruar që atëherë. Në këtë situatë Enver Hoxha shkon në Kinë. Vizita e tij në Pekin, në fakt është lënë për dhjetëra vjet disi në hije. Arsyet, asnjëherë nuk janë komentuar e publikuar. Edhe foto e Enver Hoxhës me Mao Ce Dunin është botuar aq pak e rrallë sa ka lënë ndjesinë që të bësh pyetjen: A ka qenë ndonjëherë Enver Hoxha në Kinë dhe a është takuar ai me Mao Ce Dunin?!
Ishte koha kur erërat nga Moska frynin të ftohta për Enver Hoxhën. Megjithatë, ai vetëm atë “vrime” kishte. “A vërtet do funksiononte, a vërtet do qëndronin kinezët përballë sovjetikëve, apo çdo gjë do të ishte një flluskë e madhe” propagandistike?! Enver Hoxhës i interesonte qëndrimi kinez, që edhe ai të qëndronte… Në Kinë, përveçse në Kongres, ai bëri vizita intensive nëpër qytete e provinca dhe kudo “peshonte” situatën. Se çfarë ishte politika e sovjetikëve të rinj, “ai” e kishte nuhatur, por se çdo të bënin kinezët, këtë duhet ta gjykonte mirë e mirë, ndaj çdo gjë varej nga kinezët, pasi Enver Hoxha nuk kishte këllqe. I kërcënuar nga presioni për ndryshime rrënjësore në politikë e në vijën e partisë, veçanërisht në drejtim të demokratizimit nën frymën e Kongresit të 20- të, Enver Hoxha u detyrua e u pozicionua menjëherë pro udhëheqësve komunistë të Kinës. Me vizitën në Kinë, e qarjen e halleve kokë më kokë me Mao Ce Dunin e Çu En Lain, problemi kryesor i Enver Hoxhës, mbajtja e pushtetit dhe mbrojtja e tij me çdo kusht e me çdo mjet, duket se mori një garanci.
Në këto situata, kur sovjetikët jo vetëm nuk e mbronin pushtetin e tij, por sapo nisën edhe kërcënimet, ai e pa të udhës që paralelisht, hë për hë pa u prishur me BS, të ngrinte e të ndërtonte edhe një aleancë të re. Natyrisht, aleanca Tiranë-Pekin, nuk u realizua menjëherë, për pasojë edhe ndërprerja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik nuk ndodhi menjëherë, ndaj u konkludua se Enver Hoxha i dribloi situatat për pushtetin personal.
Disa muaj më vonë, pas Kongresit të 20-të, pas vizitës në Kinë e marrëveshjeve të rëndësishme me Mao Ce Dunin, e pas Konferencës së Tiranës, më 22 tetor të vitit 1956, Enver Hoxha, thirri një plenum. Objeksioni ishte situata politike e brendshme dhe e jashtme dhe kryesisht vizita e fundit e tij jashtë shtetit, veçanërisht ajo në Kinë. Pasi foli tepër gjatë lidhur për marrëdhëniet me Jugosllavinë, Enver Hoxha në Plenum u ndal tek vizita disaditore që zhvilloi në Republikën Popullore të Kinës. Interesant ishte fakti se në takimin me Mao Ce Dunin, Enver Hoxhës i u desh t’i përshtatej në maksimumin e mundshëm përshtypjes së Maos për prishjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë dhe për figurën e Stalinit. Lidhur me Jugosllavinë, – siç shkruhet në procesverbalin e takimit, – Mao Ce Duni i tha Enver Hoxhës se “fajin për këtë e kishte Informbyroja”. Pas prishjes që dukej sheshit se mund të vinte me Bashkimin Sovjetik, Enver Hoxhës i duhej me domosdo një tjetër “strehë”, e cila të siguronte vijimësinë e pushtetit. Në takim Enver Hoxha nuk hezitoi ta fal¸nderonte Mao Ce Dunin për ndihmat që Republika Popullore e Kinës kishte filluar të sillte në Shqipëri. Pas takimit e bisedave private me Maon, Enver Hoxha dhe delegacioni që ai drejtonte, patën një takim edhe me Kryeministrin e Kinës, Çu En Lai. Enver Hoxha, në fjalën e tij në plenum, e falënderoi Kryeministrin e Kinës si njeri jashtëzakonisht të thjeshtë dhe që kishte shprehur dëshirën e plotë për të vijuar e shtuar ndihmat ndaj Republikës Popullore të Shqipërisë, madje edhe për të zhvilluar një vizitë në Shqipëri. Çu En Lai, siç u tha Enver Hoxha anëtarëve të Komitetit Qendror, i kishte thënë se për çfarë ishte i interesuar dhe se si Kina mund ta ndihmonte më shumë Shqipërinë. Dhe Enver Hoxha i ishte përgjigjur se “për momentin heqja e triskëtimit ishte emergjente në Shqipëri”. Duke e mbyllur fjalimin e tij në mbledhjen e plenumit, Enver Hoxha u tha anëtarëve të Komitetit Qendror se “e falëndervova Kryeministrin kinez, ndërsa ai më ndërhyri menjëherë – dhe më tha se – nuk ishte nevoja ta falënderonim, pikë së pari sepse ndihma që iu kemi dhënë është një gjë fare e vogël”. Dhe vërtet ashtu rezultoi deklarimi i Çu En Lait, pasi pas vitit 1956, Enver Hoxhës me Kinën “i ndriti ylli” dhe për Shqipërinë vërshuan ndihmat kineze, kur normalisht nuk ishin ndërprerë edhe ato sovjetike.
PLANI PËR PUSHTIMIN E SHQIPËRISË
Sipas planit që kishin hartuar sovjetikët dhe që në vitet e fundit është bërë publik nga studiuesit e Arkivave Ruse, lidhej siç e kemi cilësuar më sipër, me planin e ofensivës ushtarake. Mirëpo situata për “sovjetikët e rinj” u bë e pa favorshme sepse konflikti me amerikanët, që ishte në kulmin e vet për shkak të Kubës, i ndryshoi përfundimisht prioritetet gjeopolitike.
Për këtë dhe për frikën sovjetike lidhur me reperkusionin e daljes në publik të atyre planeve, ka folur e deduksionuar edhe publicisti gjerman Harry Hamm.
Është fakt se pas vitit 1956 lidhjet midis Tiranës dhe Moskës nisën dobësimin. Nuk pati më vizita të nivelit të lartë, vetëm ajo e vitit 1959 e Nikita Hrushovi, që erdhi në Shqipëri “për ta arrestuar” Enver Hoxhën. E kemi shpjeguar më sipër qëllimin kryesor të vizitës së tejzgjatur të Nikita Hrushovit në Shqipëri, por mbetet edhe ushtarakja. Gjithsesi, kjo periudhë kaloi shpejt. Enver Hoxha për interesat e veta, sepse “kursi i ri” i Nikita Hrushovit kërkonte “likuidimin” e tij, shtoi flirtin me kinezët, duke e ndierë se me ndërrimin e partnerit, do të kishte më tepër përfitim. Nga ana tjetër, nuk vonoi edhe “ndëshkimi” sovjetik. Mallrat nga Bashkimi Sovjetik nisën të vinin me vonesë dhe jo të plota si dhe u refuzuan kërkesat e reja shqiptare. Në fakt, Shqipëria me Bashkimin Sovjetik, kishte prekur mirësira jo të pakta, veçanërisht në arsimimin e specialistëve të niveleve të larta. Kishin ardhur ndihma dhe ishin lëshuar shumë kredi. Paketa më e madhe e marrëveshjeve tregtare dhe ekonomike mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë, nënshkruhet në prill të vitit 1957. E ndërsa hidhet ky karrem i majme mosmarrëveshjet e Enver Hoxhës që i cenonin atij pushtetin personal, që gradualisht u rritën ndaj Hrushovit dhe që çuan që pas Mbledhjes së Moskës, udhëheqja sovjetike i kaloi mosmarrëveshjet politike në sferën e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe u shkua deri në zgjidhjen edhe të lidhjeve ushtarake. Në librin e tij “Shqipëria dhe prishja sovjeto – kineze” Uilliam Griffith hedh tezën se vizita e Hrushovit në Tiranë në 1959-ën ishte edhe një tentativë finale, por e pasuksesshme për të paralajmëruar e penguar Enver Hoxhën për aleancën e tij me Mao Ce Dunin kundër Bashkimit Sovjetik.
Aq përmasa morën mosmarrëveshjet e Enver Hoxhës me Nikita Hrushovin sa në mars të vitit 1961, Presidiumi i KQ të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik vendosi likuidimin e Bazës së Vlorës. Paralelisht me këto brutalitete, megjithatë kemi ende përpjekjet e Hrushovit për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet me dialog, por ky rezultoi i pasuksesshëm me Enver Hoxhën dhe ua la vendin përsëri kërcënimeve e shantazhit.
Në mesin e vitit 1961, në Moskë u përpunua edhe plani i zgjedhjes forcërisht të “problemit shqiptar”, që parashikonte përmbysjen e Enver Hoxhës. Kjo përmbysje siç thonë dokumentet ruse do të bëhej jo vetëm nga jashtë, por edhe me ndihmën e komunistëve shqiptarë “besnikë të idealeve socialiste dhe drejtimit të tyre nga Bashkimi Sovjetik e vendet pjesëmarrëse në Traktatin e Varshavës”. Sipas dr. Okorokovit, “çlirimi i Shqipërisë” ishte planifikuar të realizohej jo më vonë se 1 shtatori i vitit 1962, por acarimi i marrëdhënieve sovjeto-amerikane për shkak të Kubës (Kriza e Karaibeve) nuk lejoi realizimin e planit. Duke përfituar nga kjo, Enver Hoxha mori masa parandaluese. 7) Kur Shqipëria ishte rreshtuar plotësisht krah Kinës komuniste, Hrushovi kishte mbetur i habitur dhe i revoltuar me veten se përse e kishte toleruar aq gjatë Enver Hoxhën, pasi sipas tij ai e kishte në dorë që ta eliminonte atë që në vitin 1957.
NDIHMAT KINEZE
Pranvera e vitit 1962 ishte tepër rezultative për Enver Hoxhën lidhur me ndihmat kineze. Pas disa takimeve u arrit marrëveshja me Kinën për ndihmë të gjithanshme ndaj Shqipërisë. Ishte një akordim, që kishte filluar që në kohën e Bashkimit Sovjetik, por me që ky ndërpreu çdo gjë, atëherë Kina ndërhyri me akordime të fuqishme. Vërshuan këshilltarë ushtarakë kinezë, armatimet e municionet dhe shumë ndihma ekonomike. Në një kohë të shkurtër nisën të ndërtoheshin në Shqipëri, uzina e kombinate dhe vepra të mëdha ushtarake deri edhe vendstrehime nëntokësore e mbitokësore aq sa në vitin 1968 ato u bënë mbisunduese dhe përfshinë gjithë territorin shqiptar. Këto ishin kryesisht në planin ekonomik e ushtarak, ndërsa në planin politik e partiak vetë Enver Hoxha direkt nisi dhe bëri spastrime të mëdha në radhët e partisë, e në të njëjtën kohë edhe në aparatin shtetëror, njëlloj si në kohën e prishjes së largët me jugosllavët. Si rezultat i këtyre, në vitet 1960-1962 ai rinovoi, e 70 për qind të gjithë përbërjen e Komitetit Qendror si dhe shumë ministrive e drejtorive qendrore. Këto masa “kuruese” e parandaluese, Enver Hoxha sipas mendjes së tij i bëri për “shëndoshjen” e partisë dhe të shtetit nga “infeksioni” sovjetik. Edhe sovjetikët ndonëse tashmë të divorcuar me Enver Hoxhën, nuk hiqnin që nuk hiqnin dorë nga synimi për Shqipërinë, për pozicionin e saj strategjik në Adriatik e Mesdhe, ndaj në verën e vitit 1962 ata iu rikthyen edhe një herë “çështjes shqiptare” për destabilizim, tashmë jo direkt, por indirekt edhe me rolin kryesor të planit për “destabilizimin” e vendit, të cilin ia dhanë liderit jugosllav Josif Broz Tito. Në Moskë bënin llogari se aleanca shqiptaro-kineze dhe politika antijugosllave e propaganda e Tiranës, do ta vinin Beogradin në aleancë të ngushtë me Bashkimin Sovjetik me synimin për destabilizimin e regjimit të Enver Hoxhës, gjithnjë sipas planit që kishin hartuar sovjetikët dhe që në vitet e fundit është bërë publik nga studiuesit e arkivave të sotme ruse. Ishte vizita e parë dhe e fundit e Enver Hoxhës në Kinë, ajo që i dha, falë Mao Ce Dunit, ndihma të konsiderueshme ekomomike e ushtarake, me të cilat Enver Hoxha për të keqen e Shqipërisë, shpëtoi veten dhe pushtetin.
Autori, Drejtor Ekzekutiv Instituti i Sigurisë dhe Mbrojtjes/Panorama
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
