“Mora pasaportizimin nga Tirana në Theth për ti dhënë votën Ramës”, banorja: Mu thafshin dy duart

13 Korrik 2025, 10:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Mora pasaportizimin nga Tirana në Theth për ti dhënë

Një banore nga Thethi shpreh shqetësimet e thella për aksionin e qeverisë Rama që po prish ndërtimet në zonë, ndërtime që vetë qeveria i kishte nxitur qytetarët të bënin me premtimin se do të legalizoheshin.

Zonja shprehet e përlotur se i ngriti shtëpitë pas takimit me Ramën i cili i tha “silli djemtë nga emigracioni të investojnë në Theth”.

Më tej ajo tregon se ka marrë pasaportizimin këtë vit nga Tirana dhe e ka çuar në Theth për ti dhënë votën Edi Ramës.

“Mu thafshin 2 duart”– thekson banorja e revoltuar.

“Erdhi Edi Rama aty dhe tha, o Zef Bari, mblidhi djemtë ku i ke e ku si ke e mi sill në Shqipëri dhe lanë të gjithë emigracioni dhe vijnë të investojnë në Shqipëri këtu në Theth.

Erdhi djali, më nisi e ndërtoi dhe kur ka ardhur policia atë ditë unë kam ngelur pa mend, i thashë po mua më ka thënë Edi Rama.

Më tha ti ke ndërtuar pa leje, i thashë kam ndërtuar në tokën time dhe në token e katragjyshit të burrit tim, as kam ndërtuar tek Rana e Hedhun, as kam ndërtuar trotuareve të Tiranës.

Vetë shteti na ka thënë ndërtoni e jetoni, ku është shpresa e të rinjve sot, ku është Edi Rama.

Kam marrë pasaportizimin këtë vit nga Tirana e kam sjellë në Theth, dhe i kam dhënë votën Edi Ramës, mu thafshin 2 duart që e kam futur atë votë në atë vend.

Si më ja dhënë votën atij, shiko çfarë më bëri, edhe 3 shtëpi të tjera më ka prishur djalit tjetër atje lart.
4 shtëpi më kanë prishur.”- shprehet banorja e revoltuar në video.

 

Po ndodh...