“Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen m....”, Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

Deputetët e Partisë Demokratike të qarkut Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, janë përplasur me efektivët e policisë në Theth, ku kishin shkuar për të mbështetur banorët që kundërshtojnë prishjen e ndërtimeve në fshat.
Në një video të publikuar në llogarinë e Boçit në Facebook, shihet teksa deputeti i zgjedhur demokrat përleshet edhe me një person, i cili prezantohet se është drejtori i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj. “Çfarë drejtori je ti? Ku e ke bexhin”, dëgjohet t’i thotë Boçi.
“Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen m....”, i tha deputeti i zgjedhur një tjetër efektivi. “E mendove mirë që më preke?”. “O trim hajde një minutë”, i tha Boçi, Lleshajt.
Prej disa ditësh situata në Theth është tensionuar pas nisjes së operacionit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë. Banorët kundërshtojnë veprimet e shtetit, pasi thonë që nuk e kanë të mundur që të ndërtojnë me leje pasi u mungojnë certifikatat e pronësisë.
Një ditë më parë situata përshkallëzoi edhe më tej, pasi disa persona hodhën molotov drejt fadromave të IKMT-së dhe dogjën një urë në fshat, ndërsa policia u detyrua të ndërhynte duke nxjerrë armët për të mundësuar vijimin e operacionit.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
