Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta, parashikimi për këtë të mërkurë
2 Korrik 2025, 08:10 / AKTUALITET

Të mërkurën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë të qetë dhe me mot të kthjellët pothuajse në të gjithë territorin.
Sipas parashikimeve meteorologjike, kthjellimet do të jenë dominuese, ndërsa në orët e mesditës nuk përjashtohen kalime të pakta të vranësirave, kryesisht në zonat malore të jugut.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndimor në verilindje, me një shpejtësi mesatare prej 5 metra në sekondë. Në lugina dhe zona bregdetare, era herë pas here mund të arrijë shpejtësi deri në 7-8 m/s.
Edhe kushtet në det do të jenë të qeta, me valëzim të lehtë që do të variojë nga 1 deri në 2 ballë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
