Moti i keq në Shkodër, rritet me 60 hektarë sipërfaqja e përmbytur në total, 1400 hektarë nën ujë

Prej disa ditësh tanimë vendi jonë është përfshirë nga një mot i keq me reshje intensive shiu dhe dëbore në zonat malore. Një nga qytetet më të prekura është ai i Shkodrës, situata në të cilën ka nisur të përmirësohet.
Njoftimi
Situata në Bashkine Shkodër, në oren 08.00 të datës 23.01.2023 paraqitet si më poshtë: Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuoten 5.85 ka rënie me 45 cm me orën 18.00 te datës 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shënon 8.40 m ka rënie prej 10 cm me orën 18.00 të datës 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ). Sipërfaqja totale e përmbytur ne Bashkine Shkodër është 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me orën 18.00 të datës 22.01.2023
Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur.
Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, ka rënie me 15cm me orën 18.00 e datës 22.01.2023
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Ka prezencë uji në oborre në 15 banesa të fshatit Obot, nga 30 banesa që ishin ne oren 18.00 te datës 22.01.2023
Në rrugën e Obotit po operojnë dy mjete të kalueshmërise së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë.
Njësia Administrative Dajç 100 Ha tokë bujqësore .
Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rruge 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete, ka rënie të nivelit prej 40 cm.
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane në monitorim të vazhdueshëm të situatës.
-
Reshjet/ Pezullohen lundrimet në Vlorë, ka dhe mungesë energjie
23 Janar, 08:48
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
