Moti i keq pezulloi lundrimet në Durrës, kur mund të bëhet nisja e trageteve
11 Mars 2024, 12:54 / AKTUALITET

Moti i keq ka përfshirë edhe Durrësin, ndërsa deti është trazuar për shkak të erës së fortë.
Sipas Drejtorisë Detare Durrës, shpejtësia e erës arrin në 21 nyje detare në orë, ndërkohë forca e detit arrin deri në 6 ballë.
Mbrëmjen e së dielës, dy tragetet që lidhin dy brigjet e Adriatikut nuk u nisën nga Durrësi dhe Bari, ndërkohë që udhëtimi normal i mjeteve lundruese të pasagjerëve pritet të nisë mbrëmjen e sotme.
Mësohet se deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme, moti do të jetë problematik në disa zona të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë dhe sidomos përgjatë Ultësirës Perëndimore duke sjellë lokalisht dhe reshje intensive, herë pas here shoqëruar me stuhi detare.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

