Moti i keq/ Rruga Peshkopi-Lurë vazhdon të jetë e bllokuar prej 4 ditësh, disa zona pa energji elektrike në Dibër

24 Janar 2023, 09:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Moti i keq/ Rruga Peshkopi-Lurë vazhdon të jetë e bllokuar prej 4

Rruga e Arbrit vijon të ketë problem për shkak të dëborës. Konkretisht në Qafë Murriz kalohet vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë.

Gjithashtu rruga Peshkopi – Lurë vijon të mbetet e bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës.

Ndërkohë disa zona në qarkun Dibër janë pa energji elektrike. Probleme ka dhe në Terrnovë të madhe dhe Terrnovë e Vogël dhe në disa fshatra të Martaneshit, ndërsa energjia elektrike ka munguar në disa zona.

 

Po ndodh...