
Motra e Leo Sadikut para Ministrisë së Shëndetësisë: QSUT del me pretendime të rreme, mjekë që nuk dinin të bënin punën...

Një protestë po zhvillohet pasditen e sotme para Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me vdekjen e dy të rinjve Leo Sadikut dhe Martin Canit. E pranishme në këtë protestë është edhe motra e Leos, Anastasia Sadiku. Motra e të ndjerit gjatë fjalës së saj u shpreh se mjekësia shqiptare i vrau vëllanë.
Sadiku shtoi se QSUT nuk i bëri asnjë ekzaminim dhe se ata dalin me pretendime të rreme. Ajo thekson se mjekët nuk i bënë të vëllait asnjë eko zemre, skaner apo një matje tensioni. Anastasia ka shtuar se nuk do të ndalet derisa të gjejë drejtësi për të vëllanë. Sipas saj mjekët i lënë fëmijët të vdesin dhe se kjo është Shqipëria.
Motra e Leo Sadikut: Vëllai im ndërroi jetë, teksa disa mjekë nuk dinin të bënin punën. Mjekësia shqiptare më vrau vëllanë. Ata pa pikë mëshire vendosën ta vrisnin. QSUT nuk i bëri asnjë ekzaminim, ata dalin me pretendime të rreme. Ata nuk i kanë bërë një eko zemre, një skaner, një matje tensioni, si i bëjnë ato betime ata. Dhe sa fëmijë të tjerë do vriten si vëllai im?
Nuk do të ndalem derisa për vëllanë tim të gjej drejtësi. Ata e vranë Leon, nuk bënë asgjë. Mjekët nuk bënë asgjë. Si mund ta lësh një nënë pa bir, ku do të rritemi ne në këtë Shqipëri. I lënë fëmijët të vdesin, kjo është Shqipëria. Kur ky shtet do kujdeset për fëmijët?

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128