
Zelensky shtyn udhëtimin e tij në Arabinë Saudite pas përjashtimit të Ukrainës nga bisedimet SHBA-Rusi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se do të shtyjë vizitën e tij zyrtare në Arabinë Saudite deri më 10 mars, pasi Kievi u përjashtua nga bisedimet SHBA-Rusi në Riad të martën.
Zelensky kishte thënë se ai ishte planifikuar të vizitonte Arabinë Saudite gjatw kwsaj jave.
“Ne nuk ishim të ftuar në këtë takim ruso-amerikan në Arabinë Saudite. Ishte një surprizë për ne. Mendoj se ishte një surprizë për shumë njerëz”, tha Zelensky në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, pas përfundimit të bisedimeve SHBA-Rusi në Riad. “Ne jemi absolutisht të sinqertë dhe të hapur. Nuk dua asnjë rastësi. Kjo është arsyeja pse unë nuk do të shkoj në Arabinë Saudite”, tha ai sipas CNN.
Zelensky tha se ai dëshiron që lufta të përfundojë, “por ne duam që ajo të jetë e drejtë dhe që askush të mos vendosë asgjë pas shpine”.
“Ju nuk mund të merrni vendime pa Ukrainën se si t’i jepni fund luftës në Ukrainë, në asnjë mënyrë,” theksoi ai.
Udhëheqësi ukrainas shtoi se ai pret që një delegacion amerikan të mbërrijë në Kiev. Zelensky tha më herët se Keith Kellogg, i dërguari Rusi-Ukrainë i administratës Trump, i cili nuk ishte pjesë e delegacionit amerikan në Riad, ka planifikuar të vizitojë Ukrainën të enjten.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128