“Do të të zhduk…”/ Ilir Vrenozi zbulon përplasjen me Mirin pas finales: Më tha fjalë të rënda

Ilir Vrenozi ka folur sot në “Breaking”, ku ka treguar një konflikt që ka patur me ish-finalistin e “Big Brother Vip”, Mirin.
Vrenozi shpjegoi se përplasja mes tyre nisi pas finales së madhe, pasi Miri ishte i zhgënjyer që Iliri nuk e kishte përmendur emrin e tij si fitues. Më pas, ky konflikt ka vijuar edhe pas “post BBV”.
“Po largohem nga Tirana sepse kam frikë mos më marrë peng dhe më zhdukë Miri. Unë kam kohë që vija në Top po pa probleme. Kur mbaroi finalja, Miri ma bën me gisht dhe nënkuptoi ‘Do flasim’. Filloi jo po pse nuk më përmende emrin si fitues etj. Më pas gjatë post-big brother, sapo hyra më tha shumë fjalë të rënda, më tha ‘pse përkrahe Selin, duhet të më përkrahje mua’. Unë ia shpjegova qëndrimin tim dhe i thashë se ai ishte arsyeja pse fitoi Selin. Ai vijoi me deklaratat dhe aty unë shpërtheva. Pas kësaj ai mu drejtua duke më thënë ‘do të të zhduk’. Ai është verbuar nga inati.”– tha ai.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128