Ndërtoi pa leje ndërtesa në zonën e Bogës, arrestohet 30-vjeçari

17 Mars 2024, 10:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndërtoi pa leje ndërtesa në zonën e Bogës, arrestohet

Një 30-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Shkodrës pasi ndërtoi pa leje disa objekte në Bogë me qëllimi përfitimi nga turizmi.

Njoftimi

Po ndërtonte pa leje, 4 objekte, në një zonë të mbrojtur, me qëllim përfitimin nga turizmi, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen 2 automjete që përdoreshin për transportimin e inerteve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar se po kryheshin punime për të ndërtuar në një zonë të mbrojtur, në Bogë, 4 objekte, pa lejen përkatëse. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se kishte ndërtuar 4 objekte druri mbi platforma të betonizuara, me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...