U nda nga jeta mëngjesin e sotëm, presidenti i FSHF-së mesazh ngushëllimi për legjendën e futbollit shqiptar
17 Mars 2024, 10:20 / JETË

Futbolli shqiptar humbi sot një legjendë. Është ndarë nga jeta Teodor Vaso, një ikonë e vërtetë e Kombëtares në vitet ’60-’70 dhe një figurë emblematike për klubet e Skënderbeut, Partizanit dhe 17 Nëntorit.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, përmes një mesazhi, ka ngushëlluar gjithë komunitetin e futbollit: “Mbrojtës i pakalueshëm, futbollist model dhe njeri me kontribute të mëdha në futbollin shqiptar e veçanërisht atë korçar.
Ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në histori. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Vaso, miqve dhe të afërmve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar. Të prehesh në paqe Teodor Vaso!”
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

