Ndryshon ora/ Sot akrepat shkuan 60 minuta përpara

Në mesnatë akrepat e orës shkuan 60 minuta para, që shënon edhe nisjen e periudhës së orës verore. Ky ndryshim të do të thotë zgjim më herët dhe dita do na duket më e gjatë. Ndryshimi i orës ndodhi në orën 02:00, ku akrepat lëvizën me 60 minuta para, në 03:00.
Ndryshimi i orës është aplikuar që nga viti 1981, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara. Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.
Në pranverë, e gjithë Evropa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht konsumon më pak energji elektrike. Prej dekadash, vendet e Bashkimit Evropian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit.
-
Horoskopi ditor 26 mars 2023
26 Mars, 08:06
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

