Në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në Turqi Ibrahim Lici
15 Shkurt 2024, 08:12 / AKTUALITET

Arrestohet në Turqi Ibrahim Lici, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, në maj të vitit 2021.
Ibrahim Lici, është një person i njohur për policinë.
Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës.
Lici ishte në shënjestër të grupit të Bajrave për t’u ekzekutuar sipas dosjes Metamorfoza.
Ndërsa Endri Mustafa njihej si pjesëtar i grupit të Bilalajve në Shkodër. Në familjet Lici dhe Bilali janë kryer një sërë vrasjesh.
Në gusht 2018 u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit.
Policia turke ka rënë në gjurmët e tij duke ndjekur një person të besuar të tij që udhëtoi nga Shqipëria për ta takuar.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

