Nën udhëheqjen e Kryepeshkopit Joan, besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë në kryeqytet
10 Prill 2026, 22:46 / AKTUALITET

Besimtarët ortodoksë në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, kanë kremtuar sot të Premten e Zezë, një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin fetar, pak ditë përpara festës së Pashkës ortodokse.
Kjo ditë shënon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe sakrificën e tij, duke simbolizuar momentin e kryqëzimit dhe vdekjes në kryq.
Me qindra besimtarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e Epitafit, e cila u zhvillua në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, nën udhëheqjen e Kryepeshkopit Joan të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Pas përfundimit të riteve fetare, epitafi, i shoqëruar nga besimtarët ortodoksë, ka përshkruar rrugët pranë Katedrales në Tiranë.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128