Zjarr në malin e Koshnicës, ndërhyrja e zjarrfikësve e pamundur për shkak të terrenit të vështirë
10 Prill 2026, 22:40 / AKTUALITET

Një vatër e fuqishme zjarri është identifikuar në orët e vona të kësaj të premteje në malin e Koshnicës, në Njësinë Administrative Skënderbegas, pjesë e Bashkisë së Gramshit.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri është përhapur në një zonë të thellë malore, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse për shkak të terrenit tepër të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor.
Fatmirësisht, deri në këto momente, vatra e zjarrit ndodhet larg zonave të banuara dhe nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për banorët.
Nuk përjashtohet mundësia e ndërhyrjes nga ajri nëse situata përkeqësohet, për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes nga toka.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128