Ngjarja në Shkodër/ "Anila kishte kërkuar të ndahej nga Kola", zbardhen dëshmitë e të afërmve

19 Shkurt 2025, 12:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ngjarja në Shkodër/ "Anila kishte kërkuar të ndahej nga

Pas ngjarjes së ndodhur dje në Shkodër, ku Kolë Manaj plagosi rëndë të dashurën e tij dhe më pas me të njëjtën armë vrau veten, policia ka marrë në pyetje familjarët dhe të afërmit e tyre.

Sipas deklarimeve, burime nga policia pohojnë se shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë kërkesa e 44-vjeçares për të ndërprerë marrëdhënien në çift.

Të njëjtat burime sqaruan se Anila Ndoka, (mbiemrin Prendushi e kishte nga martesa e mëparshme) kishte shfaqur shqetësim tek të njohurit e saj se 34-vjeçari nuk punonte.

Sipas deklarimeve, çifti që prej afro 5 vitesh ishin në bashkëjetesë, kishin nisur konfliktet në dy javët e fundit.

34-vjeçari i dërgonte dhe mesazhe që do vriste veten nëse Anila do e linte, sms të cilat sipas të njëjtave burime janë gjetur në celularët e tyre.

Anila Ndoka vijon të qëndrojë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u qëllua me një plumb pistolete në kokë. 

Po ndodh...