
Ngjarja në Vlorë, ky është Armand Spahiu, qytetari i pafajshëm që u plagos në atentatin ndaj Hajrullës

Armand Spahiu, një shitës ambulant i fruta-perimeve, mbeti i plagosur në atentatin e djeshëm ndaj 30-vjeçarit Kevin Hajrulla në lagjen ‘24 Maji’ të Vlorës.
Si rrjedhojë e breshërisë së plumbave 35-vjeçari Spahiu, ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa Hajrulla u transportua në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë të shumta në trup.
Sipas burimeve ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Sakaq, dyshohet se në drejtim të automjetit tip ‘Mercedes Benz’, me të cilin lëvizte targeti i sulmit, Kevin Hajrulla, është qëlluar nga një mjet në lëvizje, me rreth 80 gëzhoja kallashnikovi që janë derdhur në drejtim të 30 vjeçarit.
Në vendngjarje gëzhojat janë shpërndarë kudo, teksa prej pamjeve shihen qartë plumbat e shumtë të shpërndarë si dhe këpuca e të plagosurit dhe një bidon ujë që i është dhënë për ndihmë të parë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia


Teatri politik me listat e PS dhe PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128