Një vit nga sulmi terrorist ndaj Top Channel, a është zbardhur e vërteta? Vocaj: Në gëzhoja u gjend një profil ADN-je

27 Mars 2024, 13:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një vit nga sulmi terrorist ndaj Top Channel, a është zbardhur e

Një vit më parë ndaj godinës së Top Channel, të një media të lirë që argëton dhe kulturon audienca në çdo cep të globit, ndodhi një sulm i dhunshëm me armë, ku fatkeqësisht viktimë mbeti roja i godinës ballore, Pal Kola.

Teksa sulmi i pakuptimtë vijon ende të jetë i pazbardhur, ditën e sotme në “Shqipëria Live”, Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka folur për punën e policisë dhe Prokurorisë deri më tani, teksa ka treguar gjithashtu në çfarë faze janë hetimet.

“Ne kemi informuar në vazhdim dhe veçanërisht në momentet e para për procedurën hetimore që policia ka zhvilluar.

Dua ta riinformoj publiku se që nga momenti i ndodhjes së ngjarjes, nga Policia e Shtetit është formuar dhe vazhdon të funksionoj një grup i caktuar që ndjek gjithë çështjen hetimore.

Hetimin e drejton vetë drejtuesi i Prokurorisë se Tiranës.

Nga ana e Policisë së Shtetit janë kryer të gjitha veprimet e domosdoshem hetimore, kqyrja e vendit të ngjarjes dhe e kamerave të sigurisë. Janë sekuestruar provat materiale. Gjithashtu policia ka qenë e fokusuar për të përcaktuar të gjithë dinamikëen e kësaj ngjarje që nga automejti i autorëve deri në largimin e tyre nga vendi i ngjarjes.

Është fakt që një nga gëzhdojat e sekuestruara është përfituar një profil AND-je, e cila është krahasuar me database që ka Policia e Shteti por nuk ka rezultuar i regjistruar më herët.

Ne gjithashtu kemi kontaktuar edhe me vendet fqinje dhe në bashkëpunim me ta dhe Interpolin nuk ka rezultuar materali I AND-së i regjistruar më herët.

Ne gjithashtu kemi kontaktuar edhe me vendet fqinje dhe në bashkëpunim me ta dhe Interpolin nuk ka rezultuar materali I AND-së i regjistruar më herët.

Një identikit fizik ka qenë e pamundur të krijohet, por ne kemi krijuar një profil kriminal nga mënyra e të vepruarit të tyre.

Kjo ëshë krahasuar dhe vijon ende të krahasohet me ngjarje të tjera të rënda që kanë ndodhur dhe ndodhin për të parë ngjashmëri dhe për të parë mënyrën se si autorët kanë vepruar në ngjarje të tjera.

Një fokus shumë i rëndësishëm ka qenë edhe analiza që iu kemi bërë pamjeve filmike. E kemi analizuar automjetin nëse është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera të mëparshme.

Për hir të së vërtetës janë raste të rralla që ne arrijmë të përfitojmë prova bilolgjike nga gëzhojat. Për të qenë të qarë dhe për t’u ruajtur nga çdo lloj kontaminimi i kësaj prove, të gjithë ekspertëve që janë marrë me këtë provë në vendin e ngjarjes iu janë marrë profilet biologjike dhe asnjë prej tyre nuk përshtatet, asnjë nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Ka patur persona konkret të dyshuar që janë pyetur dhe kryer veprime hetimore.

Policia ka persona të dyshuar për këtë ngjarej por ne jemi të detyruar të flasim me prova.’- tha për Top Channel Tonin Vocaj.

 

Po ndodh...