Nuk i eci me "BBV" dhe ra në pranga, çfarë dëshmoi Liam para hetuesve?

3 Mars 2024, 13:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nuk i eci me "BBV" dhe ra në pranga, çfarë
Një ditë pasi u bë pjesë e "Big Brother Vip", Liam Osmani ka përfunduar këtë mëngjes në prangat e policisë. Momenti i arrestimit nuk është dhënë në transmetim "live" dhe duket se produksioni ka marrë masa për të mos e shfaqur për publikun. Liam rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim biletash në vlerë rreth 6 mijë euro, ndërsa në Shqipëri ka mbërritur 10 ditë më parë. 

Para hetuesve, pas ekzekutimit të urdhër ndalimit, 44-vjeçari ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.

Pse u arrestua?

Liam Osmani, 44 vjeç rezultonte i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit që prej vitit 2022. Ai është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi", pasi në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

 

Po ndodh...

ide