Nuk siguroi makinën siç duhet, në pranga drejtuesit që i mori jetën 55-vjeçarit në Bulqizë

Drejtuesi i kamionçinës që rrëshqiti ditën e djeshme në banesën e 55-vjeçarit Izmir Dumanit në Bulqizë është arrestuar. Mësohet se 39-vjeçarit i janë vendosur prangat, pasi nuk kishte siguruar mirë mjetin. Nga goditja e kamionçinës, 55-vjeçari Dumani humbi jetën.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për një aksident të ndodhur në fshatin Shtushaj, Bulqizë, ju informojmë se në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. T., 39 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për shkak se nuk kishte siguruar mirë, automjetin e tij tip “Benz”, automjeti ka rrëshkitur dhe ka rënë në oborrin e banesës së shtetasit I. D., ku e ka goditur këtë shtetas dhe për pasojë shtetasi I. D. humbi jetën.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

