Lajme flash

Nuredin Dumani tregon detaje për vrasjen e Elvis Dedajt: Ja kush ma dha lajmin, pas ngjarjes shkuam te Shkëmbi i Kavajës për…

15 Prill 2025, 11:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nuredin Dumani tregon detaje për vrasjen e Elvis Dedajt: Ja kush ma dha

Në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme i penduari i Drejtësisë, Nuredin Dumani, është përballur me avokatin e të penduarin tjetër të drejtësisë, Henrik Hoxha.

Avokati i Hoxhës, i ka bërë pyetje lidhur me vrasjen Elvis Dedajt, i cili u ekzekutua në vitin 2012.

Avokati: Si ke marre dijeni për vrasjen e Ervis Dedes?

Dumani: Kam ardhur ne dijeni sepse ma ka dhënë Festimi. Kur jam takuar me Festimin kemi shkuar të Shkëmbi Kavajës për të kërkuar armën.

Avokati: Si je njohur me Festimin?

Dumani: Jemi njohur për shkak të një konflikti në lokalin e tij

Avokati: Pas njohjes me Festimin keni patur shoqëri të qëndrueshme?

Avokati: Shoqëroheshit me njeri-tjetrin?

Dumani: Po. Shoqëroheshim ne dreka darka kur mundeshim. Deri ne 2022 kur jam arrestuar. njerëzit që takonte me shumë Festimi ishin kryesisht zyrtarë policie

Avokati: Si komunikoje me Festimin?

Dumani: I thosha djalit te tezes qe punonte te lokali.

 

Po ndodh...