Rama me të rinjtë në Kavajë: Kavaja votoi njeriun e vet, edhe bufi ia hëngri!

21 Prill 2025, 11:56 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama me të rinjtë në Kavajë: Kavaja votoi njeriun e vet,

Kryesocialisti Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë në Kavajë.

Rama e ka kryer takimin në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 Majit.

Ai e nisi fjalën e tij duke shprehur përpara të rinjve se ‘ky është hapi i fundit kilometrik i Shqipërisë në BE’

Rama u ndal tek primaret e PD-së, ku solli në vëmendje kandidimin e Hysen Kadiut në Kavajë që doli kandidati i parë në qarkun e Tiranës, edhe nuk u përfshi nga Berisha në lista. Kryesocialisti tha se ‘bufi’ e hëngri përfaqësuesin e Kavajës dhe ndaj ata duhet të kenë respekt për veten e tyre.

"Unë nuk mund të iki nga këtu pa ja dhënë fjalën dikujt që kur ka qenë sa ju, ka filluar karrierën politike. Dikujt që ka qenë i vogël dhe i thinjur dhe ka hapur rrugë për shumë të reja dhe të rinj të tjerë që të jetë pjesë e Partisë Socialiste kur ajo shihej si dele e zezë. Ky është Pandi, që e kemi sjell këtu në Kavajë dhe në Rrogozhinë.

Po dhe në Rrogozhinë, se stë lë as Mamica që nuk na lë të bëjmë gabime. Prandaj e mbajmë që mos të bëjmë gabime. Në Kavajën që mbahej për një kohë shumë të gjatë si bastioni i Partisë Demokratike. Ka ardhur një kohë që kavajësit, nuk duhet ta falin për ne por për dinjitetin e tyre, jo për Europën e këto por për respekt të vetes.

Se doli Kavaja dhe votoi njeriun nga vendi i vetë, edhe kandidati i Kavajës doli i pari në primare në qarkun e Tiranës dhe nuk është gjikundi. E keni parë ju, e ka ngrënë bufi.

Ja u hëngri përfaqësuesin, Hyseni është në barkun e bufit. Kjo është fyerja më e madhe që mund t’i bëhet një komuniteti. Kemi sjellë kryeministrin e ditëve më të vështira të Kosovës.

Po më lër moj zonjë, se kështu është kur promovon barazinë gjinore në ekstrem. Dhe bashkë me dy burra në listën e hapur kemi dhe Antonelën për Rrogozhinë. 5 kandidatë nga PS dhe një viktimë nga Partia Demokratike që e ka ngrënë bufi."-tha Rama.

Po ndodh...

ide