I dënuar me 12 vite burg për grabitje në Greqi, shqiptari kapet në Kakavijë

21 Prill 2025, 12:29 / AKTUALITET ALFA PRESS
I dënuar me 12 vite burg për grabitje në Greqi, shqiptari kapet

Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar të kërkuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Shqiptari është ndaluar teksa kthehej në atdhe për të festuar Pashkët. Ai është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave të policisë greke në Kakavijë. Ai rezultoi i dënuar nga Gjykata Njëanëtarëshe e Apelit në Athinë më 12 vjet heqje lirie për grabitje dhe vjedhje të rëndë.

Dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë së Janinës.

Po ndodh...

ide