Operacioni i SPAK/ Mustafi dhe Germizi bashkëpunuan me shefin e policisë Dedan Gjonin, donin të vrisnin 2 vëllezër që jetonin në Britani

21 Nëntor 2023, 10:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Operacioni i SPAK/ Mustafi dhe Germizi bashkëpunuan me shefin e
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacionin e SPAK, në kuadër të cilit u lëshuan 11 urdhër-arreste, ku ranë në pranga 6 persona, ndërsa 5 të tjerë u shpallën në kërkim.

Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të kryer një atentat ndaj 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe. Dyshohet se plani për vrasjen e tyre ishte bërë pas konflikteve për trafikun e lëndëve narkotike.

Mësohet se Gërmizi është shoqëruar nga Kukësi drejt Policisë së Drejtorisë së Tiranës nën masa të rrepta sigurie. Një tjetër persona i rëndësishëm i trafikut të drogës është Ervin Mata, i cili është shpallur në kërkim. Gjithashtu në kërkim janë edhe  Besmir Murati, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova.

Ndërkohë në pranga janë vënë Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit,Besmir Mustafi dhe Bujar Germizi, emër i njohur i botës së krimit në Kukës.

Po ndodh...

ide