Operacioni “Summer” në Durrës, arrestohen 15 persona, shpallet në kërkim edhe drejtori i shkollës artistike, ja çfarë iu gjet në banesë

Ditën e sotme policia e Durrësit ka arrestuar 15 persona me urdhër të Gjykatës pas përfundimit të operacionit “Summer” ku u sekuestruan një mori armësh pa leje dhe drogë.
Si rezultat i këtij operacioni janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë ku një prej tyre drejtor shkolle.
Dashamir Mehmeti është drejtor i shkollës artistike “Jan Kukuzheli” gjithashtu edhe një nga të kërkuarit e policisë pasi gjatë kontrollit policia i gjeti në banesë një armë zjarri tip pistoletë.
Ai nuk u gjet në shtëpi në momentin që policia shkoi për të vënë në zbatim urdhërin e gjykatës, për ta arrestuar.
Policia ka dokumentuar përfshirjen e drejtorit të shkollës në veprimtari kriminale, pasi ka organizuar një blerje të simuluar. Mehmeti ka rënë në kurthin e ngritur nga blutë e Durrësit, duke i shitur një agjenti drogë.
Blerja e drogës nga policia është bërë tek persona të ndryshëm, të cilët u kanë shitur drogë agjentëve dhe më pas policia ka vepruar për të goditur këtë veprimtari kriminale. Armët janë gjetur në banesën e Zamir Hoxhës, 48 vjeç, drejtorit të shkollës Mehmeti që iu gjet një pistoletë dhe 23-vjeçarit Mehmet Meta.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

