Paraardhësi ndërroi jetë, emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit
22 Prill 2026, 12:38 / AKTUALITET

Serjan Mazrreku është emëruar drejtor i ri i burgut të Durrësit.
Mazrreku ka eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore, ndërsa aktualisht është edhe anëtar i këshillit drejtues të Portit të Durrësit dhe ushtron profesionin e avokatit.
Më herët ka drejtuar për rreth 8 vite Njësinë Administrative nr. 6.
Prezantimi i tij u bë nga Adriatik Kupi, në kuadër të ndryshimeve në drejtimin e institucioneve të vuajtjes së dënimit.
Mazrreku zëvendëson në këtë detyrë Edmond Llabanin, i cili ka qenë i komanduar si drejtor i Burgut të Durrësit që prej 15 janarit dhe ndërroi jetë në fillim të këtij muaji, pas një sëmundjeje të rëndë.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
Nga Fitim Zekthi
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Nga Ditmir Bushati
Republika e Hajdutëve!
Nga Gjergji Nika
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
Nga Edison Ypi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128