Parashikimi i motit për sot, 17 maj 2026

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura më këto të fundit më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.
Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht në veri e qendër reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut pritet të lokalizohen vetëm në relievet malore në veri e lindje me intensitet të ulët dhe në mënyrë të izoluar.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perwndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri në 17 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-4 ballë.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Përse të gjithë duan të dinë, ku është dhe çfarë bën Basha?!
Problemet e Lulzim Bashës dhe ato të Taulant Ballës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128