Associated Press rendit performancën e Alis në 10 më të mirat: Si kolona zanore e një filmi

Associated Press e ka renditur performancën “Nân” të Alis mes 10 më të mirave të Eurovision Song Contest 2026, duke vlerësuar atmosferën dramatike dhe ngarkesën emocionale të interpretimit në skenë.
Në artikullin e saj, AP veçon edhe praninë e aktores Raimonda Bulku gjatë performancës, si dhe momentin kur në ekran shfaqen imazhe të djemve në emigrim, një simbolikë që lidhet me largimin e bijve nga vendi.
“Kënga hapet me një thirrje, ku një kor me atmosferë kishtare e shton edhe më shumë teatralitetin. Dramatike, për të thënë më të paktën! Pastaj, Alis, vokalisti pas “Nân”, merr kontrollin. Gjithçka zhvillohet si kolona zanore e një skene emocionale në një film ‘blockbuster’ dhe në skenën e finales performanca vazhdoi të kishte peshë: ai kishte veshur diçka që dukej si një parzmore me zinxhirë ndërsa një grua, që simbolizonte një nënë, lëvizte rreth tij”, shkruan Associated Press.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Përse të gjithë duan të dinë, ku është dhe çfarë bën Basha?!
Problemet e Lulzim Bashës dhe ato të Taulant Ballës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128