“Parko diku tjetër”, 33-vjeçarja alarmon policinë e Tiranës
24 Prill 2025, 15:08 / AKTUALITET

Specialistët e Qarkullimit Rrugor pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4 janë alarmuar nga një 33-vjeçare, e cila në xhamin e automjetit të saj kishte gjetur një letër me mbishkrimin “Parko diku tjetër!”.
Pas verifikimeve të kryera nga shërbimet policore, është bërë e mundur identifikimi i autores së letrës, e cila rezulton të jetë shtetasja P. K., 25 vjeçe.
Sipas informacioneve zyrtare, P. K. kishte vendosur letrën për shkak se automjeti i parkuar nga shtetasja me inicialet G. Dh. i kishte bllokuar rrugëkalimin për në banesën e saj dhe jo me qëllim kërcënues apo kanosës.
Policia ka sqaruar se situata është menaxhuar pa përshkallëzim dhe palët janë këshilluar për respektimin e rregullave të parkimit dhe të qarkullimit në zona të banuara.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


