Operacion i RENEA/ Pas atentatit në Rinas, zbulohet arsenal armësh dhe minash në Nikël

14 Nëntor 2025, 09:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Operacion i RENEA/ Pas atentatit në Rinas, zbulohet arsenal armësh dhe

Pas atentatit të ndodhur pranë zonës së Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur Muçi Shaljani, alias Sheqeri, forcat e RENEA kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh në zona të ndryshme të vendit me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe personave të përfshirë, sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala.

Gjatë një operacioni në Nikël, policia ka njoftuar gjetjen e një arsenali armësh dhe minash, të cilat dyshohet se mund të kenë lidhje me grupime kriminale aktive në zonë.

Sakaq, mësohet se është identifikuar një prej personave që ka pasur armët, i cili tashmë është shpallur në kërkim.

 

Po ndodh...

ide