Pas verës së Agasit, brenda 1 muaji zhduken edhe 31 dele të sekuestruara! Hije dyshimi se ku përfunduan

26 Dhjetor 2025, 17:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pas verës së Agasit, brenda 1 muaji zhduken edhe 31 dele të

Zhdukja e mbi 900 shishe verë të sekuestruar nga SPAK biznesmenit Ergys Agasi, është kthyer në vëmendjen e opinionit publik në vendin tonë. Shishet e verës që raportohen se kapin vlerën e milionave eurove në treg, u zhdukën pa lënë gjurmë nga kantina e biznesmenit të shpallur në kërkim nga SPAK për pengmarrje dhe abuzim me fondet e tenderave publik.

Por duket se ky nuk është rasti i vetëm ku “asetet” e sekuestruara, zhduken. Sipas dokumenteve të publikuara të Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), 31 dele janë zhdukur pa dhënë asnjë shpjegim brenda një muaji.

Në foton e mëposhtme shihen shifrat e një akandi të zhvilluar në muajin mars nga AAPSK, ku në procesverbal shënohej se ishin 87 dele për shitje, të racës Lakon Franceze, me vendndodhje në Darësh, Komuna Linzë.

Pas verës së Agasit, brenda 1 muaji zhduken edhe 31 dele të

Më pas ankandi u anulua në të njëjtin muaj për shkak të mungesës së pjesëmarrësve, një procedurë normale në këto raste. Por duket se pas një muaji 31 dele janë “zhdukur” pa dhënë asnjë shpjegim, pasi në dokumentacionin zyrtar, rezultojnë se janë 56 dele.

Kjo lë dyshime të forta se ku kanë shkuar 31 delet e sekuestruara, ndërsa Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara nuk ka dhënë asnjë shpjegim.

Ky rast ngre shqetësimin për menaxhimin dhe administrimin e pasurive të sekuestruara.

Po ndodh...