Njoftimi "bombë" i Kongresit në SHBA për Shqipërinë/ Gati "Non-Grata" të reja, do goditet korrupsioni, minuesit e demokracisë, oligarkët: Po punojmë me SPAK...

Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një njoftim të fortë për Tiranën zyrtare, duke bërë të ditur se shumë shpejt në Shqipëri pritet të nisë një valë e dytë e shpalljeve "NON-GRATA", në kuadër të Aktit të Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor
Afati 90-ditor përfundon në mars 2026 dhe ka në qendër shënjestrimin e politikanëve dhe çmontimin e rrjeteve financiare që i mbështesin ata.
"Në Shqipëri, rezultati më i mundshëm është një "valë e dytë" sanksionesh që do të mbushë hendekun midis statusit politik "Non Grata" dhe padive penale", thotë njoftimi, duke theksuar se në fokus të sanksioneve do të jenë "krahët financiarë" të politikanëve.
"Duke emëruar mundësuesit ekonomikë, figurat e biznesit dhe "ndërmjetësit" që lehtësojnë korrupsionin, SHBA-të në fakt po ofrojnë një plan veprimi për SPAK-un për të kaluar nga ngrirja e aseteve në arrestime të nivelit të lartë, duke synuar të "pastrojë" tregun nga konkurrenca e shtrembëruar para zgjedhjeve të vitit 2027", vijon njoftimi, përcjell newsbomb.al.
Redaksia ka mësuar se rishikimi 90-ditor i Departamentit të Shtetit synon sektorët ku fluksi i "parave gri" është më i lartë:
1. Infrastruktura Teknologjike dhe Dixhitale: Fokus në kontraktorët e AKSHI-t dhe "taksa e korrupsionit" në shërbimet dixhitale shtetërore.
2. Pasuritë e Paluajtshme dhe Ndërtimi: Shqyrtimi i zhvillimeve luksoze bregdetare dhe projekteve të larta në Tiranë.
3. Energjia dhe Shërbimet: Mbikëqyrja e korporatave shtetërore të energjisë (KESH, OST) dhe koncesioneve të energjisë së rinovueshme.
4. Partneritetet Publiko-Private (PPP): Auditimi i kontratave të menaxhimit të mbetjeve dhe infrastrukturës.
5. Bankat dhe Financat: Monitorimi i bankave lokale për t'u siguruar që ato i ndërpresin lidhjet me "mundësuesit" e sanksionuar rishtazi.
6. Turizmi Strategjik: Rishikimi i projekteve të cilave u është dhënë statusi "strategjik" përmes favorizimit politik.
Ky njoftim i lëshuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një nga sinjalet më të forta amerikane për goditjen e politikanëve, për të cilët SHBA ka prova se duhet të shpallen non-grata sepse janë përfshirë në veprimtari të paligjshme, si dhe "këputjen" e mbështetjes së tyre ekonomike.
Gjithashtu, interesi direkt i Kongresit të SHBA për të ndihmuar Prokurorinë e Posaçme në Shqipëri (SPAK), në goditjen dhe arrestime në nivele të larta, tregon mbështetjen e Amerikës ndaj institucionit të drejtuar tashmë nga Klodjan Braho, përcjell newsbomb.al.
Për herë të parë, në amendamentin e Kongresit përmenden për herë të parë sektorët ku do të ketë sanksionime dhe shpallje "NON-GRATA", duke nisur nga AKSHI, korporatat shtetërore si KESH dhe OST, monitorimi i bankave, koncesionet dhe resortet në bregdet e kullat në Tiranë./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
