Vijon skandali i trukimeve në Turqi, arrestohen 14 futbollistë dhe ish-drejtuesi i lartë i Galatasarayt

26 Dhjetor 2025, 19:23 / BOTA ALFA PRESS

Vijon skandali i trukimeve në Turqi, arrestohen 14 futbollistë dhe

Shteti turk vazhdon hetimin dhe masat për të ndalur skandalin e rëndë të basteve dhe trukimeve në futbollin vendas.

Pasi janë bërë publike prej muajsh emrat e lojtarëve, gjyqtarëve dhe zyrtareve të cilët është mësuar se vinin rregullisht baste për ndeshjet e futbollit, kanë filluar ndalimet dhe arrestimet e atyre që janë përfshirë në manipulime ndeshjesh në favor të basteve.

Sot janë lëshuar urdhër-arrestet për 29 persona, ku 14 prej tyre ishin futbollistë të kategorive të ndryshme, të cilët ishin nën hetim për trukime. Njëkohësisht, kishte urdhër-arrest për një prej drejtuesve të Gallatasarajt, Erden Timur, si dhe zëvendëspresidentin e Ejupsor, Fatih Kulaksiz, apo edhe zyrtarë të Federatës Turke që ishin në dijeni të ngjarjeve.

Sipas Prokurorisë, personave në fjalë u ishin zbuluar edhe tranasaksione të dyshimta që kishin lidhje me përfitimet e paligjshme nëpërmjet basteve. Gjithashtu, ishte identifikuar ndeshja e tetorit 2024 mes Kasimpasha dhe Samsunspor në Superligën turke, si e trukuar, pasi 6 nga personat kishin vënë bast për këtë sfidë e cila përfundoi 1-4. Në pjesën e parë Samsunspor humbi 2 penallti, ndërsa ajo u mbyll 1-0 për ekipin vendas.

Në të dytën, Samsunspor shënoi 4 gola dhe fitoi sfidën. Prokuroria bën të ditur se 14 futbollistët e arrestuar “kanë vënë baste në mënyrë që të ndikohej përfundimi i ndeshjeve, në favor të fitores së ekipit kundërshtar ndaj ekipit të tyre”.

Po ndodh...