“Pasagjerët duhet të respektojnë procedurat e imbarkimit”/ Wizz Air reagon pas videos së publikuar në rrjet

Pas videos së publikuar në media dhe rrjete sociale, ku disa pasagjerë shqiptarë shfaqen në debat me punonjëse të kompanisë ajrore, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i kompanisë Wizz Air.
Në një deklaratë për mediat, kompania sqaron se procesi i imbarkimit në aeroporte zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara dhe se pasagjerët duhet të respektojnë oraret dhe udhëzimet e dhëna paraprakisht.
“Wizz Air dëshiron të sqarojë rrethanat që lidhen me situatën e fundit të raportuar në media. Procedurat e imbarkimit në aeroporte ndjekin rregulla të përcaktuara qartë, të cilat u komunikohen paraprakisht pasagjerëve. Të gjithë pasagjerët duhet të respektojnë udhëzimet e imbarkimit, përfshirë edhe orën përfundimtare të imbarkimit të shënuar në kartën e imbarkimit dhe të njoftuar në aeroport”, thuhet në reagimin e kompanisë.
Sipas kompanisë ajrore, procesi i imbarkimit realizohet në koordinim me stafin e shërbimit tokësor të aeroportit, i cili është përgjegjës për menaxhimin e portës së imbarkimit dhe për zbatimin e rregullave të aeroportit.
Wizz Air thekson se synon të mbështesë pasagjerët dhe të ofrojë një eksperiencë udhëtimi sa më të qetë, duke i inkurajuar udhëtarët që të paraqiten në kohë në portë dhe të ndjekin me kujdes udhëzimet e imbarkimit.
Në fund të reagimit, kompania shprehet se mbetet e përkushtuar ndaj komunikimit transparent dhe ofrimit të udhëtimeve të sigurta, të besueshme dhe efikase për të gjithë pasagjerët.
LEXO EDHE: VIDEO/ Punonjëset e WizzAir terrorizojnë shqiptarët me britma dhe ofendime në Itali!
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128