Përfshihen nga zjarri tre banesa në Maliq
29 Nëntor 2023, 09:21 / AKTUALITET

Tre banesa janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Pendavinj të Maliqit.
Autoritetet policore raportojnë se zjarri ka rënë në banesat e shtetasve I. Q., Dh. Q., dhe P. V., të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
