Përmbyten rrugët e Durrësit! Vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve
20 Shkurt 2026, 10:36 / AKTUALITET

Uji ka mbuluar pjesërisht korsitë e qarkullimit, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ecin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur defektet apo aksidentet.
Edhe këmbësorët janë përballur me vështirësi, veçanërishtnë kryqëzimet e rrugëve dhe disa kanë veshur çizmet. Pusetat, një pjesë të bllokuara, nuk kanë mundur të përballojnë sasinë e reshjeve brenda një kohe të shkurtër.
Reshjet e dendura rikthejnë sërish problematikën e infrastrukturës së kullimit në qytetin bregdetar, e cila sa herë që intensiteti i shiut rritet, nxjerr në pah problemet e saj. Me pushimin e shiut pritet normalizimi i situatës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
