Përplaset autobusi me targa shqiptare në Kroaci, raportohet për viktima
26 Shkurt 2023, 09:09 / AKTUALITET

Një autobus me targa shqiptare është përmbysur në Kroaci, ndërsa nga informacionet e para raportohet për viktima.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:43 në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit.
Mediat kroate raportojnë se mjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç, ndërsa për arsyeje të panjohura, ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur.
Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi, ndërsa një prej tyre ka ndërruar jetë. Po ashtu raportohet se disa persona janë plagosur dhe po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



