Gati planet emergjente për fatkeqësitë natyrore – Hyn në fuqi strategjia kombëtare për zvogëlimin e riskut

Minimizimi i riskut ndaj rreziqeve që vijnë si pasojë e tërmeteve, përmbytjeve, rrëshqitjeve të tokës, zjarreve, aksidenteve teknologjike e deri të sëmundjet infective, tashmë përfshihen nhë një strategji kombëtare.
Në këtë strategji, vlerësohet se ka një numër të konsiderueshëm ndërtimesh pa leje në infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet duke bërë që shumë prej infrastrukturave mbrojtëse të jenë jashtë funksionit ose gjysmë-funksionale, në mjedise ku shpërndarja gjeografike e përmbytjeve janë në rritje.
Ndërkaq, për të forcuar dhe rritur nivelin e menaxhimit të rriskut nga përmbytjet, Shqipëria po harton dokumentin e Planit të Menaximit të rriskut të përmbytjeve të përbërë nga 3 komponentë: Vlerësimin paraprak të riskut nga përmbytjet që çon në identifikimin e zonave ku ekzsiton rrisku i mundshëm i përmbytjeve ose ka të ngjarë të ndodhin përmbytje, hartat e rrezikut dhe rriskut nga përmbytjet si dhe planet e menaxhimit të tyre.
Ndërkaq, ka mangësi financiare për studime të thelluara gjeologjike-inxhinierike të tërmeteve, të cilat reflektohen dhe në mungesën e pajisjeve, pra të sizmografëve të modernizuar për matjen e energjisë së tërmeteve si dhe përcaktimin e vendndodhjes së epiqendrave.
Në komunikimim me qeverinë dhe institucionet përkatëse shtetërore, janë evidenduar masa të shumta të nevojshme për rritjen e aftësisë ripërtëritëse kombëtare ndaj të tërmeteve. Ndër të tjera masa emergjente janë cilësuar sa më poshtë:
Kryerja sizmike të digave, shkollave, spitaleve dhe institucioneve të tjera që ushtrojnë funksione kolektive, përmirësimi i vazhdueshëm i sistemit të monitorimit sizmik, krijimi i dokumenteve strategjike që adresojnë riskun e tërmeteve në çdo bashki etj.
Në raportin e menaxhimit të rriskut plan masash është përcaktuar dhe në shkaqet natyrore të rrëshqitjes së tokës, reshjet, ku emergjente janë përcaktuar përgatitja e hartës të zonave dhe akseve të rrezikura nga rrëshqitjet, përgatitja e një plani emergjence etj.
Gjithashtu plane masash që duhen ndërmerren janë hartuar për zjarret në pyje, rreeziqet nga aksidentet teknologjike si dhe për sëmundjet infektive.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



