Përplasi për vdekje 65-vjeçarin teksa drejtonte motomjetin e tij, arrestohet polici në Tiranë

24 Dhjetor 2025, 23:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasi për vdekje 65-vjeçarin teksa drejtonte motomjetin e

Një aksident i rëndë rrugor i regjistruar pasditen e sotme në Tiranë i ka marrë jetën një 65-vjeçari, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie, i dyshuar si autor i ngjarjes.

Sipas njoftimit zyrtar të AMP (Rajoni Tiranë), është vënë në pranga inspektori M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, e parashikuar nga neni 299/3 i Kodit Penal.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në bulevardin “Bajram Curri”, ku gjatë drejtimit të motomjetit, punonjësi i policisë ka aksidentuar shtetasin P. F., 65 vjeç.

I moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rreth orës 21:00 si pasojë e dëmtimeve të marra.

Po ndodh...